Pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit, i cilësuar si i penduar i drejtësisë, si dhe ish-mikut të tij Henrik Hoxhajt, gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, u arrestuan shumë eksponentë të krimit.

Ndërkohë, për 14 personat e arrestuar janë dhënë të gjitha gjeneralitetet e në pikat kufiitare të vendit, për të bërë të mundur arrestimin e tyre nëse tentohet që ata të lënë Shqipërinë.

Në bazë të procedurës, pasi autoritetet kanë shpallur në kërkim këta persona, fill pas një muaj fotot e tyre dalin në sistemin e faqes zyrtare të Interpolit, ndërkohë që sipas SPAK ata cilësohen si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

NË KËRKIM
-Eljo (Ervis) Bitri
-Festim Qoli
-Alban Bengasi
-Ervis Martinaj
-Elvin Merlika
-Alket Xhixha
-Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
-Agron (Kamber) Mehja
-Aleks Çela alias (Tom Qorri)
-Talo Çela
-Agim Gjini
-Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
-Florenc Çapia
-Abedin Mama (Dine Çami)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb