GJIROKASTËR

Policia e GJirokastrës ka finalizuar operacionin antigrogë të koduar “Prita 2” duke ndaluar tre persona dhe shpallur në kërkim një tjetër si dhe sekuestruar mbi 30 kg Cannabis Sativa.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasve:

– I. R, 47 vjeç, banues në Tepelenë
– B.Sh, 45 vjeç, banues në Tiranë.
– Besjan Valca, 32 vjeç, banues në Sarandë. (në foto)

Valca
Valca

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se me automjetin me targa AA 523 DF po transportohej një sasi lënde narkotike, janë organizuar shërbimet për kapjen e autorëve.

Drejtuesi i automjetit kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në afërsi të fshatit Sofratikë ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Nga kontrolli i automjetit është gjetur një sasi prej 30 kilogramë e 400 gramë lendë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Droga Gjiro
Droga Gjiro

Policia ka ndaluar shtetasit e mësipërm pasi dyshohen se janë bashkëpunëtorë në këtë aktivitet pasi me automjetin me drejtues shtetasin B.V. kryenin hapjen e rruges.

Gjithashtu është bërë shpallja në kerkim e shtetasit K.R, 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ka qenë drejtues i automjetit me targa AA 523 DF ku u gjet lënda narkotike.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb