SKRAPAR

Policia e Skraparit ka goditur një rast të kultivimit, prodhimit dhe shitjes të bimëve narkotike. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të një hetimi dy mujor të ndjekur me metoda speciale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Rehova”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit V.H., 35 vjeç dhe S.B., 31 vjeç, të dy banues në Rehovë, Skraprar.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V.H, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike cannabis sativa e përpunuar.

Gjithashtu këta shtetas ishin shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të jenë autorë të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura më parë në afërsi të banesave të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: