Gjykata e Posaçme e Apelit Anti-Korrupsion ka lënë në fuqi masat e sigurisë për të gjithë të arrestuarit gjatë operacionit ”Shpirti”.

Edhe kësaj radhe prokurori Maksim Sota është vendosur të lihet në arrest shtëpi,e ish-zv. drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilir Balla dhe dy të tjerë.

Kurse të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit ndëkombëtar janë lënë në arrest me burg.

Më 2 korrik u zhvillua operacioni i shtrirë në disa shtete si Shqipëria, Italia, Spanja apo Mali i Zi. Të përfshirë janë dhe dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit, Hekuran Marku dhe Agustin Deda të cilët dyshohen se kanë pasur rol aktiv në trafikun e drogës drejt Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb