Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, nëpërmjet një shkrimi në rrjete sociale, nënvizon se ata sistematikisht kanë denoncuar faktin, që radarët fiken me urdhër të policisë, për të favorizuar trafikun e drogës.

Për këtë ai i referohet dosjes së operacionit “Shpirti”, ku në një prej rrëfimeve të penduarit të drejtësisë thuhet, se Policia fikte radarët për një orë.

Ndër të tjera, Braimllari thotë se trafiku i drogës po mban peng të ardhmen e vendit.

Postimi i Endrit Braimllarit:

Pushteti i Edi Rames drejton trafikun e droges.

E kemi denoncuar prej kohesh qe radaret fiken me urdher te policise per te favorizuar trafikun e droges.

Çdo strukture shteterore e Edi Rames eshte e perfshire ne trafik.

Trafiku i droges mban peng te ardhmen e vendit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb