TIRANË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sette” (Shtatë), arrestohet 42-vjeçari i dënuar në Itali për disa krime.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit K. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka paraqitur një dokument identifikimi të falsifikuar.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb