TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një grup vjedhësish që ishin kthyer në makth për pronarët e makinave. Sipas të dhënave zyrtare, dje Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Skrapi”, në kuadër të të cilit janë dokumentuar një sërë vjedhjesh automjetesh në Tiranë, ku janë arrestuar shtetasit:

– Mariglen Deva, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë
– Denis Baroka, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë
– Fatbardh Krova, 30 vjeç, banues në Tiranë
– Bledar Gjoka, 38 vjeç, banues në Fushë Krujë

Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
– B. Sh., 54 vjeç, banues në Fushë Krujë
– A. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë

tirane arrestohet

Shtetasi Mariglen Deva, në Rrugën “At Zef Pëllumbi”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke tentuar të vidhte automjetin e markës “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. M.

Në afërsi është konstatuar një automjet i markës “Opel”, ku brenda po qëndronin tre shtetasit e tjerë të cilët janë arrestuar nga shërbimet e policisë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendur, vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës “Opel Corsa”, më pas bënin shënjestrimin e automjetit, i thyenin xhamin e pasëm dhe duke bërë zëvedësimin e çentralinës bënin ndezjen e automjetit.

Automjetet që vidhnin i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H, përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro.

Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një kaçavidë,
– Një palë doreza,
– Një orë dore e marrë në automjetin e markës “Mercedes Benz”,
– Pesë aparate telefonik të markave të ndryshme

Nga kontrollet e kryera në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H., janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,

– Katër dyer automjeti të markës “Mercedes Benz”,
– Dy sinjale automjeti të markës “Mercedes Benz”,
– Dy amplifikator automjeti të markës “BMW”,
– Një difirencial automjeti i markës “Mercedes Benz”,
– Një grup timoni automjeti i markës “Mercedes Benz”,
– Një grup timoni automjeti i markës “BMW”,
– Pjesë të ndryshme nga një automjet i markës “Volkswagen”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: