Forcat speciale amerikane kryen një ndërhyrje speciale në Siri duke vrarë një udhëheqës të rangut të lartë të ISIS dhe duke zënë robër të tjerë.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së, koloneli Joseph Buccino i tha Reuters se forcat amerikane “shënjestruan” një operativ të Shtetit Islamik në një bastisje të agimit në verilindje të Sirisë, por nuk konfirmoi nëse individi ishte vrarë apo kapur.

Televizioni shtetëror sirian tha se një person u vra dhe një tjetër u kap nga forcat speciale amerikane në fshatin Muluk Saray të kontrolluar nga qeveria në provincën verilindore Hasakeh.

Operacioni u zhvillua të enjten në një zonë të provincës Hassakeh, e cila mbahet pjesërisht nga forcat qeveritare dhe pjesërisht nga luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë kryer bastisje të mëparshme në Siri për të shënjestruar anëtarët e grupit të Shtetit Islamik, por operacioni i së enjtes do të ishte bastisja e parë e njohur në një zonë të kontrolluar nga qeveria.

Dy burime sigurie konfirmuan për Reuters se udhëheqësi më i lartë i ISIS-it u vra gjatë misionit dhe thanë se forcat amerikane kishin marrë trupin e tij me vete ndërsa po tërhiqeshin.

Një burim lokal tha se burri ishte zhvendosur në fshatin Muluk Saray vitet e fundit nga Taif, një qytet afër kufirit me Irakun që dikur ishte një bastion i Shtetit Islamik.

“Njerëzit mendonin se ai ishte një bari – askush nuk e di identitetin e tij të vërtetë”, tha burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: