PËRMET- Policia e Përmetit ka vënë në pranga një 56-vjeçar pasi në banesën e tij janë gjetur 41 kg drogë.

Sipas të dhënave zyrtare është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Vila”, si rezultat i të cili u krye kontroll në banesën e shtetasit Njazi Çaushti. Në automjetin furgon me targa PR 0756 A, i cili ishte i parkuar në oborin e kësaj banese u gjet një sasi prej 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 56-vjeçari u arrestuar me akuzën për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: