Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për 5 të arrestuarit e operacionit “Xhamlliku”. Ndonëse prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të 5 shtetasve, Gjykata vendosi arrest shtëpie për drejtuesin e Benz-it që nuk iu bind efektivëve të policisë, 26-vjeçari Gazmir Cani.

Gentian Kore, 47 vjeç, Erjon Prengaj, 32 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç, Taulant Çoku, 34 vjeç, do të qëndrojnë në burg. Ata janë akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 1.1 kg kokainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb