Ish- deputetja e PD, Grida Duma e ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 thotë se opinioni i Komisionit të Venecias konfirmoi se Presidenti Meta ka të drejtë në luftën e tij teksa e ka kthyer sipas saj Presidencën në institucion e balancës dhe kontrollit.

Më tej, Duma sqaron se të dyja çështjet që i ka ndjekur Presidenti në ‘Venecia’ kanë qenë të drejta dhe nëse vijohet më tej atëhere do të zbulohen shumë dëme në drejtësi të shkaktuara nga Rama.

Por për këto opinione të Komisionit të Venecias, Duma thotë se mund të japë një precedent edhe për zgjedhjet e 30 qershorit për t’i shpallur ‘nul’ apo të pavlefshme dhe që zgjedhjet e parakohshme lokale janë logjikisht pjesë e axhendës së opozitës.

”Komisioni i Venecias mban qëndrim shumë etik, për aq sa unë e njoh në nivel teknik. Një institucion është që Presidenti bën luftë dhe duket se ka pasur të drejtë. Gjithmonë e kam quajtur institucionin e Presidencës në institucionin që vendos kontrollin dhe balancën. Shqipëria nuk ka institucione të tjera. Kuvendi nuk ka lidhje me kontroll e balancën se është monokratik. Ajo që më ngacmon logjikisht, mendoni që kur një, dy çështje i ka ndjekur Presidenti dhe i ka dhënë të drejtë Komisioni i Venecias. Imagjinoni të ndjekim dhe të tjerat, atëhere besoj se jo pak dëm është përë në drejtësi.

Kam dyshimet e mia që edhe për raportin e OSBE që theksonte se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin të dekretuara nga Presidenti Meta. Mundet që Komisioni të na japë dhe një precedent edhe që zgjedhjet e 30 qershorit të jenë nul. Dhe të shkojmë drejt asaj që opozita sakrifikoi, dhe të shkojmë tek logjika se zgjedhjet e parakohshme lokale janë pjesë e axhendës së shpejtë.

Fushatë?

Aktualisht është më dukshëm se kryetari i opozitës ka dalë në fushatë duke mbledhur, sepse njeriu është një proces i brendshëm, duhet të shqipërohet, të ndjejë Shqipërinë para se të ulet në karrigen e pushtetit. Kjo është fushata që ka nisur Lulzim Basha. Dorëzimi i mandateve tona ishte sakrificë politike. Vendim në grup. Respektim ashtu siç ju thashë betejë në grup. Më vret, është tepri e madhe që shqiptarët të dëgjojnë atë nivel Kuvendi, verbi, papërgjegjshmërie.”- tha Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb