Në një konferencë shtypi nga Institucioni i Presidencës, këshilltari juridik Bledar Dervishaj theksoi se Gjykata Kushtetuese dhe qeveria janë në njëjtën linjë arsyetimi.

Ai theksoi se dërgimi në Komisionin e Venecias mënyrë të papritur ishte taktikë me qëllim që të krijonte një justifikim përballë publikut për mos përmbushjen e detyrës.

Gjykata Kushtetuese sipas tij i mohoi bashkive të merrnin një përgjigje dhe se nuk përmbushi misionin e saj sublim.

“Kjo është një nga shkeljet më të rënda të GjK që duke cënuar barazinë e palëve në gjykim i mohoi shoqatës së bashkive të Shqipërisë për të marrë përgjigje. Ajo nuk dha shpjegim përse ndërmori këtë veprim Kjo mënyrë veprimi na krijon bindje se e kishte ndërmarrë vendimin. Dërgimi i çështjen në Komisionin e Venecias në mënyrë të papritur ishte taktikë me qëllim të krijonte një justifikim përballë publikut për  të mos përmbushur detyrën. Sesa kjo mënyrë veprimi iu përshtat kërkesave të qeverisë kjo nuk ka nevojë për komente.

GjK dhe qeveria janë në të njëjtën linjë arsyetimi. Se sa qeveria ka mundur të diktojë në përgjigjen e GjK, kjo mund të shihet dhe kuptohet. Opinioni i Venecias ishte i programuar… Drejtësia Kushtetuese duhet të bëjë të qartë kufijtë brenda të cilëve duhet të shtrihen kompetencat e secilit pushtet në mënyrë që konflikte të ngjashme të mos përsëriten dhe të sigurohet vlera e parimeve të larta që parashikon Kushtetuta e Shqipërisë. GjK nuk e përmbushi misionin e saj dhe qëllimisht vendosi të qëndrojë me një anë.  Presidenti i Republikës, është në krah të qytetarëve shqiptarë që i dinë fort mirë vendimet për 30 qershorin e 2019. Ai është në krah të shtetit të së drejtës dhe këto parime të tij, nuk kanë vendim gjykate që mund t’i ndryshojnë. Këto ishin qëndrimet zyrtare të Presidentit të Republikës”, tha më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: