Në një konferencë për mediat teksa komentoi opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se në opinion theksohet ndër të tjera se Presidenti nuk duhet të bllokojë kandidaturat që Kuvendi i çon për betim.

I pyetur nga gazetarët të jepte se si e komentonte faktin se edhe Venecia legjitimoi Marsida Xhaferllarin në GjK dhe jo Arta Vorpsin e betuar te noteri, Balla u shpreh:

“Së pari ju gazetarët jeni të lirë të keni opinionet tuaja dhe unë ju respektoj. Ju keni të drejtë të bëni pyetje dhe unë kam të drejtë të përgjigjem. Më lejoni t’ju them që në komunikim e radhës do ta lexoj të gjithë opinionin e Venecias, për pjesën ku i referoheni ju. Ajo që unë thashë është se Shqipërisë nuk i janë vëmë 15 kushte për integrimin, e saktësoi edhe opinioni. Nuk ka rëndësi sa janë, mund të jenë edhe 150 ato, por në rastin konkret është theksuar se duhet të tërhiqet paketa “antishpifje”.

Komisioni thotë se ligji duhet të vijojë punën dhe të adresojë të gjitha interpretimet e bëra. Për Shqipërinë në këtë moment është e rëndësishme të nisë puna menjëherë për GJK, që siç thotë “Venecia” në rastin e votimit të një prej anëtarëve të GJK nga Kuvendi të mos refuzohet nga ana e Presidentit. Betimi te Presidenti, e lexova me kujdes, betimi është një aspekt ceremonial dhe ligji i shumicës duhet të përkthehet në rekomandime kushtetuese… të mos bllokohen emrat e zgjedhur nga Kuvendi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb