TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald LU dhe ajo e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin kanë zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Mësohet se takimi, ashtu si edhe herët e tjera, u mbajt në Kryesinë e Kuvendit.

Ky takim vjen në një kohë, kur e gjithë vëmendja është tek opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me ligjin e ‘Vettingut’, pjesë e paketës të reformës në drejtësi. Sot, mbahet edhe mbledhja e fundit e Komisionit të Venecias për Vettingun, ndërsa nesër pritet të dalë opinioni përfundimtar.

Bëhet fjalë për një pjesë e përgjigjes për pyetjen e pestë të gjykatës, një dokument të plotë me të pesta kërkesat e Gjykatës Kushtetuese për ‘Venecian’. Kjo pyetje lidhet me shqetësimin e ngritur nga opozita dhe gjyqtarët se ligji i ‘Vettingut’ cënon Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, përsa i përket respektimit të jetës private dhe familjare të gjykatësve dhe prokurorëve. Por, ashtu siç u tha edhe në media, ‘Venecia’ nuk e shikon shqetësues faktin se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të deklarojnë për të kaluarën e tyre konktatet me persona të krimit të organizuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: