Prej disa muajsh, anëtarët e opozitës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas dhënies së votës pro për vendimet me karakter social, largohen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak. Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI në Bashkinë Tiranë, prof. Eltjon Halimi tregon arsyet që i kanë detyruar anëtarët e opozitës të braktisin mbledhjet. Sipas tij ky është një qëndrim i kushtëzuar nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, në shkelje të ligjit dhe kushtetutës, që kanë detyruar këshilltarët e opozitës, të mbajnë një qëndrim të tillë. Halimi më tej thekson se zgjidhja më e mirë është zbatimi i ligjit, dhe rikthimi i kompetencave që kushtetuta u njeh autoriteve kolegjiale të qeverisjes vendore, e shton se këshilltarët e opozitës nuk kanë braktisur interesat e qytetarëve, përkundrazi, veprimet e tyre, janë në mbrojte të të drejtave të komunitetit. Kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI thekson se është duke u diskuar edhe vendimi i djegies së mandateve nga këshilltarët bashkiak të opozitës dhe shpreson që maxhoranca të reflektojë, dhe të mos detyrojë opozitën në Këshillin Bashkiak të ndërmarrë këtë akt fundor.

Prej kohësh, anëtaret e opozitës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, braktisin mbledhjen? Pse ky reagim nga ana juaj?
Po, është e vërtetë, që në mbledhjet e fundit, opozita e bashkuar në Këshillin Bashkiak ka mbajtur një qëndrim të kushtëzuar me këtë Këshill. Por kjo nuk ka qenë aspak një zgjedhje e jona, por një qëndrim i kushtëzuar nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, në shkelje të ligjit dhe kushtetutës, të cilat kanë detyruar këshilltarët e opozitës, të marrin një qëndrim të tillë, për të mos marrë pjesë në mbledhjet e këshillit, por jo vetëm pasi ne japim votën tonë pro për të gjitha vendimet e ndihmës ekonomike dhe sociale.

Ku janë konstatuar shkeljet e ligjit nga këshilltarët e opozitës?
Për të sqaruar opinionin publik, ne si këshilltarë të opozitës, kërkuam që të zbatohej një detyrim moral i një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte konstatuar pavlefshmëri juridike, për 6 mandate këshilltarësh, të cilët nuk kishin kryer betimin në zbatim të ligjit dhe kushtetutës. Për këtë ne kemi kërkuar, që nuk mund te jemi pjesë e një organi me mandate të pavlefshme, pasi në këtë mënyrë, edhe vendimet tona do të konsideroheshin nul nga gjykatat. Dhe ky ka qenë thelbi i kërkesës sonë, mosvotimi i vendimeve nga këshilltarë pa mandate të vlefshme, në mënyrë që vendimet e këshillit të kishin vlefshmërinë e duhur. Më pas, vendimi i Gjykatës së Apelit, vendosi në kundërshtim me vendime e parë, dhe në këto kushte ne duke njohur dhe respektuar çdo vendim të organeve të pavarura, pavarësisht gjykimit tonë, u rikthyem në këshill. Por përsëri u gjetëm përballë uzurpimit të kompetencave tona, që na njeh ligji.

Shkrimin e plote e lexoni ne Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb