Në kohën që Parlamenti ka mbetur pa opozitë, kryeministri Rama ka zgjedhur të komunikojë drejtpërdrejt me qëytetarët përmes rrjeteve sociale, veprimin e opozitarëve për të djegur mandatet.
Ai tha se opozita ka vepruar në këtë mënyrë për interest vetjake, pork jo shtoi ai duhet të sjellë reflektim të thellë, që për secilin duhet të nisë nga vetja.

“Kanë interesa partiake që synojnë përcarjen e zgjedhjeve. Duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të refletojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja pastaj duke parë rreth e rrotull. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride. Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeminsitër i Shqipërisë 2 herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën ju dhamë të gjitha portofolet që kërkoi”,- tha Rama.

Pavarësisht se opozita la mandatet, kryeminsitri i vendit Edi Rama la të kuptohet se e vetmja rrugë bashkëpunimi me ta është ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakoshme e qeveria tranzitore e kërkuar nga opozita. Ai tha se qeveria tashmë do shërbejë me më shumë përulësi, ndërsa ka moto bashkëpunimin.

“Zgjedhjt do jenë në qershor dhe në vitin 2021. Qasja dhe ndërveprim i ynë me demokratët nuk do mungojë, dora e dialogut për opozitën do jetë e shtrirë. Jeta e tyre parlamentare mbaroi për këtë legjislaturë, por jeta e tyre politike vazhdon. Ne do shërbejmë me përulësi ndaj njerëzve të këtij vendi. Ata që ikën do bëjnë çmos të përçajnë më shumë, ne që jemi këtu do bëjmë të pamundurën të bashkojmë më shumë”,- tha kryeministri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb