Partia Demokratike do të vijojë bojkotin e seancave plenare edhe këtë të enjte. Burime për “Balkanweb”  thanë se opozita e bashkuar do të mblidhet këtë të enjte në Vlorë, si mesazh rezistencës së bashkëqeverisjes me krimin.

Opozita e bashkuar ka bojkotuar seancat plenare të këtij sesioni të ri parlamentar. Më 3 shtator opozita bojkotoi Kuvendin duke u zhvendosur në Shkodër, për të vijuar më pas në Elbasan e Durrës.

Kryedemokrati Basha ka deklarauar se çlirimi i qeverisë nga krimi do të jetë prioritet i opozitës në këtë sesion të ri të parlamentar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb