KOSOVE– Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën në në një konferencë të përbashkët për media theksuan edhe një herë se pas gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese se marrëveshjet ishin dhe janë të dëmshme, ndërsa Qeveria e Kosovës ka shkelur Kushtetutën.

Deputetja Donika Kada-Bujupi ka thënë se kjo qeveri ka shkelur kushtetutën dhe se opozita nuk do të ndalet së kërkuari anulimin e marrëveshjeve. Ajo i ka ftuar qytetarët që më 9 janar të protestohet në Prishtinë.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Qaushi tha se opozita ka fituar për sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe marrëveshjeve, raporton kp.

“Ne kemi një vendim mjaft të qartë nga Kushtetuesja. Ne do të vazhdojmë me protesta edhe në këtë vit”, tha Qaushi.

Deputetja Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën tha se janë në përgatitje të protestës së 9 janarit për mos faljen e tokës së Kosovës.

Sekretari i NISMA-së, Bilall Sherifi, protestën e paralajmëruar për të shtunën me 9 janar e cilëson vetëm si fillim të asaj çfarë do të bëjë blloku opozitar.

“Pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese Qeveria nuk ka më legjitimitet të udhëheqë vendin, dhe aq më pak ta përfaqësojë vendin sërish në bisedimet me Serbinë. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme nuk kanë alternativë”, ka thënë Sherifi.

Sipas Sekretarit të NISMA-së, zhvillimet dhe ngjarjet e këtij viti do të mbahen nën kontrollë vetëm nëse Qeveria nuk verpon ashtu sikur nuk ka ndodhur asgjë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asocacionin, ndryshe aij thotë se ky është një paralajmërim i keq për këtë vit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: