“Rama është tmerruar se ka vdekur opozita fasadë e kapur nga regjimi i tij. Nuk ka më opozitë të diregjuar nga Rama.”, kështu shkruan Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari në një reagim në statusin e tij në Facebook.

Më tej Braimllari thekson se kryeministri Rama e do SPAK si Agjenci Arkeologjike, në mënyrë që të mos hetojë korrupsionin e tij.

Statusi:

Rama eshte tmerruar se ka vdekur opozita fasade e kapur nga regjimi i tij.

Nuk ka me opozite te diregjuar nga Rama.

Ky e do SPAK-un Agjenci Arkoeologjie qe te hetoje korrupsionin e 2000 vjet para dhe jo korrupsionin e Rames qe eshte bere mullar.

Ka nje opozite te vertete balle per balle dhe frontale me regjimin.

Sapo opozita e vertete ka nisur ridimensionimin ky u fut ne krize te thelle dhe del dhe flet kunder asaj qe ky e quante suksesin e Rilindjes.

Opozita e vertete eshte tmerri i Edi Rames.  Lufte frontale me abuzimet korruptive dhe shkeljen e ligjit nga Rilindja dhe Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb