FINLANDE- Finlanda ka mbajtur zgjedhjet parlamentare të cilat i ka fituar një ditë më parë partia opozitare e Qendrës. Sipas rezultateve të bëra publike ditën e sotme, në vendin e dytë renditej një tjetër parti e opozitës së djathtë euroskeptike “Finlandezët e vërtetë”.

Me këto rezultate, në postin e Kryeministrit pritet të vendoset deputeti Juha Sipila, 53 vjeç, i cili do të ngarkohet të formojë një koalicion me një parti që kundërshton integrimin evropian dhe ndihmën ndaj Greqisë.

Sipas votave, Partia e Qendrës ka marrë 49 vende, ”Finlandezët e vërtetë” 38, para konservatorëve me 37 vende dhe socialdemokratëve me 34 vende.

(e.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: