Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i qëndroi qëndrimit të mëparshëm se maxhoranca nuk do të propozojë asnjë kandidat për president deri në raundin e tretë.

Në një dalje për mediat ai shigjetoi në akuza kreun e Shtetit, Ilir Meta, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk duhet të zgjedhë sërish një emër si ai.

“E kemi thënë që ditën e parë, të vetmin kusht, apo kriteret që PS ka artikuluar, ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të institucionit të presidentit, duhet të ketë një president; te krejtësisht i kundër nga Ilir Meta. Merreni Ilir Metën se si ka funksionuar, duhet të kemi një president ndryshe. Në rast se ne do kemi një president të kësaj forme si bëjmë mirë vendit. E djeshmja, e sotmja janë disa ditë të bukura për Shqipërinë.

Kemi përjetuar një moment historik për vlerat e Shqipërisë dhe aftësitë organizative, ndaj në këtë aspekt duhet të kemi një frymë për të zgjedhur një president mbi palët. Mendoj se të gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi jete proces. Përgjegjësinë që kemi treguar e kemi bërë reale për ato që kemi kërkuar të dëgjojmë emra. E keni dëgjuar edh epërmes diskutimeve. Të vazhdosh të fshihesh pas një copë letre, që ose të pranohet, ose të pranohet, është rrëzuar ajo në tërësi. Ramë dakord që në 2 raundet të propozonin vetëm opozita. Ne nuk do të propozojmë emra deri në datën 29 në orën 16:00 të së dielës.”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: