TIRANË- Deputeti i Partisë Republikane Ylli Shehu kalon tek LSI. Në prag të zgjedhjeve lokale, opozitës i largohet edhe një tjetër deputet.

Ylli Shehu ishte i pari në listën e PR në Tiranë në zgjedhjet e vitit 2013. Pas kalimit të tij në radhët e mazhorancës, LSI bëhet me 20 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Që pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, LSIsë i janë bashkuar tre deputetë. Më herët, deputeti Gjovalin Kadeli i shte i pari që kaloi nga opozita tek LSI dhe më pas kësaj force politike iu bashkua edhe deputeti i Partisë Republikane, Luan Duzha.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: