Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Braçe shprehet se opozita i dha fund përgjegjësisë për zgjedhjen e presidentit dhe nga sot përgjegjësia i kalon mazhorancës.

Ndër të tjera deputeti socialist thekson se vendit i duhet një president që e pranon e gjithë Shqipëria, por nuk lë pa shigjetuar edhe opozitën, ndërsa shprehet se duhet një figurë që ta pranojë edhe PD e Berishës, Alibeajt, Bashës dhe e Fatmir Mediut.

“Na duhet një president që ta pranojë Shqipëria, ta pranojë PD e Berishës, e Alibeajt, e Bashës, e Fatmir Mediut. Opozita i dha fund sot përgjegjësisë së saj, tre raunde ishin të sajat për të zgjedhur presidentin sa kohë duheshin më shumë vota, 84. Ne nuk i kishim.

Tani përgjegjësia është e gjitha tek ne, sa kohë është tek ne duhet të bëjmë të gjithë përpjekjen të zgjedhim presidentin që do Shqipëria, që e pranon shoqëria dhe natyrisht do të jetë thelbi i unitetit të kombit”, thekson Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb