Flutura Açka ka mbajtur sot një konferencë nga Kryesia e Kuvendit, ku mbajti sipas saj fjalën e fundit që nuk arriti ta majë në Kuvend pasi për opozitën sipas Açkës seancat plenare e kishin humbur kuptimin.

Açka u shpreh se ishte opozita ajo që I dhuroi më 11 maj fitoren mazhorancës me Kodin e ri Zgjedhor, gjë që çoi në arrogancë të pushtetit

Ajo renditi sulmin ndaj News24, media më e rëndësishme informative në vend si një shfaqe force dhe arrogance me polici dhe ushtri nga ana e qeverisë pas rezultatit të 11 majit.

“Në javët e fundit të kësaj legjislature seancat tona parlamentare e humbën disi kuptimin ndaj kam hezituar të mbaj fjalën e fundit. Për ne opozitarët seancat kanë humbur kuptimin që me votimin e Kodit të ri Zgjedhor. Jemi ndëshkuar nga shqiptarët për amoralitetin e gatimit të Kodit. Opozitarët që votuan Kodin lehtësuan fitoren Ramës dhe ia dhuruan me 12 mandate në Kuvend. Votimi i Kodit diabolik Zgjedhor erdhi pas flirteve me mazhorancën dhe shkeljen e syrit për komisionin anti-SPAK.

Ujdia e fshehtë nisi në 2023 me dhënien e grupit parlamentar të PD, për Rithemelimin, Rama zgjodhi opozitën që do të kishte përballë dhe që e mundi me 20 përqind diferencë. Menjëherë pas kësaj si parathënie për ushtrim forcë ndodhën reprezalje në pushtetin vendor në të gjithë Shqipërinë, o që ndodhi në Theth dhe duke kulmuar më me sulmin e dhunshëm me ushtri I polici në News24, një nga mediat më të rëndësishme informative në Shqipëri. Iu bashkova PD pas thirrjes për t’i shërbyer demokracisë. Nuk erdha e as nuk po iki për karrierë. Nuk kanë humbur partitë e reja por janë vjedhur. Vetëm bashkitë e reja do ta shpëtojnë Shqipërinë, bashkë me PD nëse ndërron lëkurë. Vota e diasporës me postë ishte një dështim”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb