TIRANË

Në fjalën e tij në seancë plenare të parën për këtë vit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi bashkëpunimin e opozitës për reforma të rëndësishme, nisur nga afatet e vettingut, ndërsa theksoi se maxhoranca nuk do të ndërhyjë në cështjet e brendshme të demokratëve.

“Me shpresën që gjatë këtyrë 6 muaj e gjysmë të kemi mundësi të kalojmë ligje të bukur në dobi të qytetarëve, qoftë larg të hyjmë në punët e tua të brendhme i gëzofshi i paci për vite me radhë, ua kemi thënë se këtu do përfundonit.

E drejta e cdo grupi parlamentar për të përjashtuar dikë, është e drejtë eskluzive, ndaj ndërhyra për të theksuar rregulloren e kuvendit, edhe pse Noka më etiketoi se po bëhem zëdhënës i PD, s’e kam ndërmend e gëzofshi c’ju ka gjet, ne duhet të punojmë së bashku për reformat.
Gjej rastin të falenderoj cdo kolegë të grupit parlamentar të PD, që kanë votuar në kuadër të marrëveshjeve të rëndësishme.

Falenderoj kryetaren për minutin e heshtjes për z. Sassoli. Me të kemi punuar ngushtësisht dhe dua t’ju them se opozita është një instuticion shumë i rëndësishëm në Kuvend.
Keni ardhur me disa propozime, kemi qenë korrekt në pozicionimin tone, por gjithcka bëhet brenda ligjit. Një pjesë e sjelljes nuk ka qenë brenda asaj që parashikon ligji apo rregullorja e megjithatë ka qenë fleksibiliteti i grupit të PS. E kemi thënë gjithmonë atë që kemi hequr ne me ju në opozitë, kurrë, nuk keni për të vuajtur ju aspak nga anaj jonë.

Ju rikujtojmë ftesë për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë më afatet e organeve të vettingut, nuk ka politikë aty. Për reformën zgjedhore, e kemi diskutuar në konferencën e kryetarëve, praktika e Kuvendit është po aq e konsoliduar t’i referohemi vendimeve dhe ta votojmë sa më parë.
E përshëndes kryetaren e Kuvendit për institucionet e pavarurara.

E katërta, roli i Kuvendit në kuadër të integrimit.Qeveria shumë shpejt duhet të sjellë një raport të plotë. Ka ardhur koha ti japim rol më të rëndësishëm në proces. I rikujtoj qeverisë, se raporti duhet të vijë menjëherë. Duhet të vijojmë punën për atë që quhet diplomacia parlamentare. Duhet të nisim punën sa më parë.

Edhe në asambletë parlamentare, dhe fakti që kreu i opzoitës do të jetë pjesë i jep peshë të vecantë.
Kam folur me një pjesë të kolegëve të opozitës, lidhur me rolin me Kosovën. Cdo deputet kanë peshë për të luajtur.” u shpreh Balla, ndërsa tha se janë Pro, kandidaturës së Gjekmarkajt, në votim duke qenë se rregullorja nuk e ka përcaktuar qartë si votohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: