TIRANË

Gazetari dhe analisti Ben Andoni ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ku foli për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimin e opozitës në raport me qeverinë Rama.

Sipas tij, opozita duket se nuk ka një strategji të qartë të përballet me maxhorancën. Ai theksoi më tej se në vend pritet që në javët e ardhshme të ketë reagime të forta për çështje që lidhen kryesisht me fushën e ekonomisë.

“Vjeshta pritej të kishte një përshkallëzim protestash nga opozita dhe kjo nuk ndodhi. Performaca ka treguar se opozitës i mungon strategjia. Është dhe një element tjetër që të bën ta besosh, se është shtuar zona gri, dmth ajo zona që njihet si idiferente. Ka një paqartësi në kampin opozitar.  Opozita realisht duhet të tregonte se ishte përgatitur dhe të paktën ta tregonte mbështetjen  që kishte thënë për biznesin e vogël dhe biznesin e madh. Ata kanë edhe një kaos brenda kampit të tyre.Unë besoj se çdo javë në Shqipëri do të këtë zhvillime të jashtëzakonshme dhe unë them se ato çështje do lidhen me ekonominë. Situata në Shqipëri është aq e rendë, që për hir të së vërtetës edhe pse janë larguar  shqiptarë, sot nuk ka vende pune.”-tha Andoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: