TIRANË

Në replikë me deputetët e opozitës të cilët kërkojnë ndërprerjen e seancës me qëllim mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se salla e kuvendit nuk mund të merret peng nga partitë politike.

“Për procedurë nuk merret dy herë për të njëjtën cështje, neni 52 i ka dhënë të drejtën për ndërprerje vetëm drejtuesit të seancës deri në 60 minuta. E vendos drejtuesi, drejtuesi foli dhe tha 15 minuta, dhe nuk u kundërshtua.

Nuk shkruhet askund që mbledhjet zhvillohen në këtë sallë, se kështu do i binte 4 grupe parlamentare, të marrë secili nga një orë e të presim 4 orë vendimmarrjet historike. Në frymën e rregullores është i lutur të jetë prezent edhe Presidenci i Republikës, apo kur ta cmojë ai të nevojshme për të qenë. Kemi urgjente një trajnim për rregulloren e kuvendit.

Ndaj le të zhbllokojmë natyrshëm seancën, ta marrë fjalën zv/kryeministri. Marrja peng e sallës së Kuvendit nuk është e sanksionuar në rregullore.” u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: