Deputeti i PD-së, Edmond Spaho iu është bashkuar debateve për parkun kombëtar të Butrintit.

Nga foltorja e Kuvendit Spaho pohoi se opozita është kundër modelit të shfrytëzimit nga ana e Fondit Amerikan për Butrintit, ndërsa shtoi se ky i fundit për 10 vite rezulton pronar.

“Kush e regjistron në Kadastër pronën? komshiu? Jo! I zoti. Ju bëni dhe Zhvejgun me këtë gajasje. Kjo gajase është poshtërsi me një objekt me rëndësi të kulturës që ne kemi. Këtë po e bëni ju. A ka bërë fondi punë të mira? Po mo ka bërë. Por nuk janë me këtë skemë. Ka dhënë paratë ka rikonstrukturuar rrugën, pazarin, por rrugët e Gjirokastrës nuk regjistroi në emër të vetë Fondi, as pazarin. Ndaj jemi kundër për modelin e shfrytëzimit. Për 10 vite fondi është pronar, është palë parësore për menaxhimin e kësaj vepre. e menaxhon duke pasur shumicë në bord. Pse e ndërruat bordin? me këtë maxhorancë voton dhe pastaj nis debati.”, tha Spaho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb