Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, se Reforma në Drejtësi u votua me 20 votat kyçe të LSI, duke iu përgjigjur kështu deklaratave të kryeministrit Edi Rama se opozita është kundër kësaj reforme.

“Cilën drejtësi duam të kapim ne? Atë që votuam me 140 vota? Reforma në Drejtësi është votuar me 20 vota kyçe të LSI dhe votat e PD. Ata që kapnin e rrëmbenin reformën janë këta. Ne kemi depozituar dy padi, njëra më e rëndë se tjetra, janë depozituar fakte të tjera flagrante, që ulërasin, kemi dosjen e famshme 184, nga zëri i Edi Ramës që bucet, etj etj. Kjo drejtësi e re nuk godet ministrat e njerëzit e korruptuar. Janë një mal me dosje të rënda që rëndojnë mbi këtë qeveri. Ndaj këta i tmerron 25 prilli”, tha Vasili.

Më tej, duke folur për pandeminë e koronavirusit dhe takimet elektorale të opozitës, ku ka pasur grumbullime njerëzish, Vasili u shpreh se “Pandemia është goditur në mënyrë të dhunshme nga mijëra policë, që prishën teatrin në mes të pandemisë. Shkaktari ka qenë Edi Rama. Ishim në ditët e mbylljes totale. Unë kam qenë atje dhe i km parë, ky ka qenë dhunimi dhe atentati më i madh i pandemisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb