MAQEDONI E VERIUT

Partia më e madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE ka akuzuar kryeministrin Zaev dhe ministrin Venko Filipçe për situatën në spitalin COVID të Tetovës.

Sipas një deklarate thuhet se Zarv e Filipçe po fshihen ndërkohë që nuk ka ende vlerësim të saktë për tragjedinë në Tetovë.

Për VMRO-DPMNE, nuk duhen ende indikacionet fillestare të zjarrit teksa thonë se qytetarët e Tetovës janë të revoltuar me sjelljen e qeverisë.

 

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e atyre që vdiqën në tragjedinë e tmerrshme dhe urojmë shërim sa mnë të shpejtë për të gjithë të lënduarit nga katastrofa e tmerrshme. Në të njëjtën kohë, ne duam të theksojmë se është e rëndësishme që institucionet të hetojnë plotësisht shkaqet dhe të përcaktojnë përgjegjësi.
Duke kuptuar plotësisht revoltën e qytetarëve dhe banorëve të Tetovës, apelojmë në këto momente të vështira që ministri Venko Filipçe dhe kryeministrin Zoran Zaev të mos fshihen nga publiku dhe të dalin me të dhëna dhe vlerësime të sakta nga situata. 12 orë pas fatkeqësisë, indikacionet fillestare nuk dihen, as numri i sakt i viktimave”, thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb