Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se druan se opozita mund ta lërë lojën politike në mes.

“Ka një kor sondazhesh nga së paku 5 televizioneve private. Opozita mund të na lërë lojën në mes. Por unë nuk bëj llogaritë e tjerëve, unë bëj punën time. Ky qytet ka pasur edhe qeveri, që i kanë futur matrapikun projekteve. Projektet e Ramës kanë qenë të suksesshme në Tiranë, Vlorë, Berat dhe gjithë Shqipërinë. Dimë të bëjmë politika sociale”, tha Veliaj.

Erjon Veliaj theksoi se njerëzve iu interesojnë projektet dhe se çfarë do të bëhet me ta në përditshmëri dhe pak betejat politike.

“Detyra ma kërkon që të marr vendime të vështira. Në këtë fazë, duhet të merret një vendim. Për çdo vendim, do kesh dikë kundër, i bie që unë mos të marr asnjë vendim. Drejtoj këtë qytet. Artisti është Unaza e madhe dhe zhbllokon gjithë daljen në jug-lindje. Nuk kam asnjë konflikt me Celibashin. Disa institucione janë duke favorizuar Bashën. Është bërë një tërhiqje e ligjit si lojë për kalamaj. Sa i përket dhënia e çelësave të banorëve që janë prekur nga tërmeti, është shenjë e faktit që edhe një i prekur mund të thotë do më vijë dhe mua e do bëhet shtëpi edhe për mua. Njerëzve iu interesojnë projektet. Unë jam zgjedhur të zgjidh këto halle. Do të duhej të gjobitej kush ikën nga këshillat bashkiakë”, u shpreh Veliaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb