Politologu Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se opozita ka shanse që të vijë me një fytyrë ndryshe përpara shqiptarëve.

Lami theksoi se faji për ikjen e shqiptarëve bie tek qeveria, duke shtuar se opozita duhet që të ndjellë më shumë shpresë tek njerëzit.

“Fryma ka rëndësi dhe duhet që të bindet elektorati gri kryesisht. PD nuk po e bën. Kjo sepse nëse e bën Basha, i del Berisha përballë, nëse e bën Kryemadhi, del Meta përballë.

Nëse njerëzit ikin masivisht, fajin e ka qeveria, por opozita nuk jep shpresë. Qytetarët nuk kanë shpresë as tek opozita, pra. Mund të ketë shpresë që opozita të vijë me fytyrë ndryshe. Kjo mbetet të shihet më 25 prill”, tha Lami.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb