Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, i ftuar në emisionin “Rea; Story” në “News 24” deklaroi se opozita bën vetëm sulme politike për sa i përket sektorit të bujqësisë.

Çuçi theksoi se bujqësia është mbështetur në qeverisjen e PS-së dy herë më shumë se në kohën e qeverisjes së PD-së

“Kemi hyrë në një atmosferë elektorale zgjedhjesh. Të gjitha sulmet e opozitës janë të motivuara politikisht, në përpjekjen për të marrë qeverinë e vendit pas 25 prillit. Nuk shqetësohem fare nga këto sulme. Këto sulme nuk kanë asnjë bazë. Paratë që ne kemi alokuar për bujqësinë janë dyfish nga ato që ka alokuar PD  kur qeveriste.

Kemi krijua ambient për një rritje të qëndrueshme të sektorit të bujqësisë. Politikat tona kanë fuqizuar bujqësinë. Kemi forcuar sektorin e agro-turizmit. Janë politikat tona 7-vjeçare që na kanë sjellë në këtë pikë. Eksporti i fruta –perimeve është rritur shumë. Fermerët kanë pakënaqësi përherë, kjo është normale, edhe në Francë dolën në protesta. Ne po ngremë bazat për zhvillim të bujqësisë. Po ngremë bazat pra, pasi jemi shumë prapa”, tha Çuçi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb