MAQEDONI

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski tha se do të bëj gjithçka që të bllokojë procesin e ndryshimit të emrit. Ai para protestuesve të tubuar para Kuvendit tha se kryeministri Zaev e ka keqpërdorur faktorin ndërkombëtarë dhe ambasadorët, për të arritur deri te ndryshimi i emrit kushtetues të shtetit. Mickoski thotë se në këtë proces të ndryshimit të emrit sheh vetëm interes personal të kryeministrit dhe pazare me drejtësinë.

“Rreth pazarit të emrit dhe identitetit, po votohen ndryshime të kodit penal, ventili po lëshohet aq sa duhet për të kaluar ata akuza që kryejnë punë për disa deputetë, apo atyre të cilët i janë besnik që ia votojnë ndryshimet dhe u zvogëlohen dënimet ose iu bien poshtë akuzat. Mickoski thotë se nuk është kundër anëtarësimit në NATO dhe BE, por se dëshiron që shteti të njihet si Republika e Maqedonisë. – u shpreh – Hristjan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Unë jam kundër ndryshimit të emrit, jo sepse nuk e dua BE-në, aty kam kaluar shumë kohë, kam qenë bursist i dy qeverive evropiane, por sepse e dua Maqedoninë” Protestuesit thonë se implementimi i Marrëveshjes së Prespës do e dëmtojë identitetin e tyre dhe atë nacional” – u shpreh një protestues.

“Sot këtu jemi që të mos ndryshohet emri, që të mbetet Republika e Maqedonisë. Ne nuk jemi kundër NATO-s e as kundër Evropës por jemi kundër ndryshimit të emrit sepse nëse ndodh kështu, me kalimin e kohës do të asimilohet populli maqedonas” – u shpreh Hristjan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Protestojë sepse jam e pikëlluar që do e ndryshojnë emrin e shteti pa më pyetur mua. 80 persona ta ndryshojnë emrin më vjen keq” Protesta edhe sot ishte e qetë por në turmë vëreheshin edhe persona të cilët provokonin gazetarët dhe policinë që siguronte Kuvendin. Nga MPB-ja thonë se i kanë marrë masat e duhura dhe se kanë dërguar numër të mjaftueshëm të forcave policore në Kuvend, me qëllim që të parandalojnë çdo incident të mundshëm. Ata largojnë çdo mëdyshje për përsëritjen e natës së përgjakshme së 27 prillit”– theksoi një protestues.

“Absolutisht është e pamundur që të ndodh ajo që ju e thoni. MPB në kontinutet po ndërmerr aktivitete dhe masa adekuate për garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e sidomos për sigurinë e deputetëve. Atë që ju po pyesni është apsolutisht e pamundur që të ndodhë. Protestat të cilave dju iu bashkangjitën edhe VMRO DPMNE-ja do të mbahen edhe të premten”- tha Toni Angellovski Zëdhënës i MPB-së, raporton Alsat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb