Një incident është regjistruar kur një qytetar është përplasur me protestuesit që bllokuan rrugën në orën 11:00.

Sipas protestuesve, Policia nuk ka marrë masa për të devijuar trafikun, ndonëse ishte e njoftuar për protestën.

Kjo ka shkaktuar tensione dhe përplasje verbale mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë që përpiqeshin të kalonin nëpër zonën e bllokuar.

Sakaq, policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa drejtues të PD, prezentë në tubim kanë akuzuar policinë për provokimin e protestuesve duke mos garantuar qarkullimin e mjeteve në zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb