Komiteti Hetues i Rusisë njofton se ka hapur një çështje penale kundër kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny dhe tetë prej aleatëve të tij më të ngushtë, shumica e të cilëve tashmë janë larguar nga vendi.

Navalny, i cili u burgos në muajin shkurt për dy vjet e gjysmë, mund të përballet me deri në 10 vjet burg të tjera nën akuzat e drejtimit të një organizate ekstremiste.

Navalny akuzohet për themelimin e FBK-së vitin 2014, “me qëllim të kryerjes së aktiviteteve ekstremiste që synojnë ndryshimin e themeleve të rendit kushtetues në Federatën Ruse, minimin e sigurisë publike dhe integritetit shtetëror, duke krijuar një komunitet ekstremist dhe duke e udhëhequr atë”.

Rastet penale u ngritën gjithashtu kundër aleatës kryesore të Navalnyt, Lyubov Sobol si dhe aktivistëve Georgy Alburov, Ruslan Shaveddinov, Vyacheslav Gimadi, Pavel Zelensky dhe Rustem Mulyukov për pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: