VLORE – Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të opozitës të jenë të bashkuar në rrëzimin e kësaj qeverie.

Në mbledhjen e organizuar në Vlorë me të gjithë partitë e opozitës, Duka u shpreh se ajo që i bashkon është bërja njësh e mazhorancës me krimin.

Sipas Dukës e vetmja zgjidhje është rrëzimi i të dyjave sepse si maxhoranca ashtu edhe bandat mbajnë njëri tjetrin.

“Fakti që na bashkon më shumë se gjithçka është bashkimi i kësaj maxhorance me krimin. E ardhmja nuk është e sigurtë në këtë ambient ku ne jetojmë. Nëse duam të rrëzojmë krimin duhet t’i hedhim të dy bashkë, se i pari bën vota për të kthyer partinë në pushtet, ndërsa tjetra lejon krimin të funksionojë. Anëtarët e partisë së PDIU kanë qenë gjithnjë me PD, edhe unë kur kam qenë majtas, i kam pasur gjithmonë kundra këto. Por ajo që duhet të na bashkojë është se rrezikohet e ardhmja e fëmijëve tanë,” tha Duka.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb