Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është diskutuar për opozitën dhe mënyrën se si do shkojnë PD, LSI e aleatët në zgjedhjet e 25 prillit.

Zv/kryeredaktori i Gazetës Panorama, Aristir Lumezi deklaroi se LSI po llogarit të dalë e vetme pasi ka potencialin dhe mund të jetë faktori ‘’king-maker’’ pas zgjedhjeve.

Këtë periudhë ai e krahason me atë të prill-maj 2017 kur LSI kishte hezitim për t’u futur në koalicion.

‘’Më kujton pak periudhën e prill-maj 2017, hezitim i gjatë i LSI për t’u futur në koalicion, dhe në fund patëm ato zgjidhjet, një lloj kalkulimi, mbyllje brenda vetes, jo shumë e hapur për bashkëpunim em opozitën, PD dhe partitë e tjera. Me sa duket LSI llogarit që ka ende potencial për të dalë e vetme dhe për të dominuar në fund, pa pendesë. Për të qenë faktori king-maker pas zgjedhjeve.’’-tha Lumezi.

Nga ana tjetër juristi dhe avokati, Plarent Ndreca tha se opozita është e paqartë pasi nuk po krijon frymën ende. Sipas tij e vetmja mënyrë që mund të fitojë opozita është me frymë dhe revansh, pasi nëse bëhet fjalë për diferenca taktike atëhere pushteti siguron fitoren.

‘’Unë e shoh kështu si zgjidhje pragmatiste. E shoh si element të vështirë për ta vendosur.

Opozita nuk duhet të ketë shqetësim ç’ndodh pas zgjedhjeve, por tani, që duhet bashkim. Bëhet vetëm në bazë të forcës elektorale që secila parti ka. Duket që ka një shqetësim midis aktorëve të vegjël apo të mesëm si LSI, si do shkojë ndarja e pushtetit. Ndërkohë që duhet si do bëhet bashkimi, nuk e shoh këtë tani, shoh llogari pragmatiste. Gjëja kryesore që duhet të sjellë rotacionin është fryma, dhe frymën nuk e gjej frymë opozitare, as tek qytetarët. Se di kur do e bëjë, nuk ndihet fryma opozitare për të bërë rotacion. Ky diskutim në shumë debate ha një kohë e madhe televizive, çfarë do bëjë opozita, si do e bëjë. Sistemi zgjedhor është i njëjtë për të gjithë, dhe fakti që harxhohet pjesa më e madhe çfarë po ndodh opozita, tregon që opozita është ende e paqartë. Opozita mund t’i fitojë zgjedhjet vetëm me frymë, ta bëjnë të pavlefshme taktikën. Po shkoi me taktikë atëhere pushteti fiton se i ka të gjitha instrumentat. E ka në dorë pushtetin, ka instrumenta të tjera, nëse bëhet për diferenca taktike i mbyll, nëse bëhet fjalë për frymë e revansh ajo e bën rotacionin. ‘’- tha Ndreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb