Opozita parlamentare ka kërkuar sot ndryshimin e sitemit zgjedhor.  Kryeari i Grupit Parlamentar të Pavarur, Nimet Musai në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit theksoi se sistemi zgjedhor në Shqipëri duhet të ndryshojë, të bëhet me lista të hapura dhe pa koalicione.

Sipas tij është e rëndësidhme të gjendet një formulë që garanton lexim të rregullt të vullnetit të zgjedhësve dhe nxit demokratizimin e partive.  “Kalimi drejt një sistemi zgjedhor me lista të hapura i jep zë individit, që e lidh drejtpërdrejt të zgjedhurin me zgjedhësin,  që e pavarëson të zgjedhurin nga tutelat tradicionale partiake, e kryesisht nga tutelat e deridjeshme të drejtimit të dalë kohë të partive politike, më duket e pëlqyeshme, e si e tillë vlen të bëhet pjesë e analizës dhe diskutimit, sa politik, aq edhe teknik, këtu në Kuvendin e Shqipërisë.

Kështu që, gjej rastin përmes këtij komunikimi, të shpreh rreshtimin tim dhe angazhimin personal politik, si një ndër mbështetësit e kësaj ideje, që për hir të së vërtetës, qarkulloi në jetën politike edhe në vitet 2015-2016, nga forca politike që sot i takojnë jetës jashtëparlamentare, e që, për çudi, e kanë hequr prej së paku 4 vjetësh këtë ide nga projektimet e tyre politike”, deklaroi Musai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb