Protesta e 12 nëntorit e thirrur nga opozita përmbante shumë përpjekje organizuese. Ajo ishte si ato lloj dasmash, meshash apo ceremonish të jashtëzakonshme, aq të përsosura në çdo aspekt të organizimit të tyre dhe aq estetike në produktin final, sa në kohë normale organizatorëve do t’u duhet e pakta një pauzë disa mujore për të mos thënë disa vjeçare përpara se ta rifillojnë sërish. Por opozita nuk e ka këtë luks. Ndaj çdo eveniment i këtij lloji që kushton në të gjitha drejtimet, duhet të godasë në objektiv. Me kushtin, sigurisht, që në 12 nëntor të kishte një objektiv. Duhet besuar që dyshja opozitare organizatore Berisha – Meta e kishte një të tillë, por ai ishte ai i duhuri? Në orët fill pas protestës notonte në atmosferë mbi kokat e popullit opozitar nje lloj frustrimi… Me të drejtë pjesëmarrësit mund të mendonin se e kryen misionin e tyre duke u përgjigjur “prezent” dhe në masë në bulevard, por a mund të thuhet e njëjta gjë për lidershipin e Opozitës para të cilit shtrohet tani pyetja, çfarë objektivi arriti? 

Një 7 korrik “bis repetita”? 

Në strategjinë ushtarake për marrjen e një territori ashtu si në strategjinë politike për marrjen pushtetit ka një nocion të përbashket: graduacioni, ose përshkallëzimi në shqip. Cdo aksion i ri duhet të sjellë diçka shtesë nga ai i mëparshmi. A e përmbushi këtë rregull protesta e 12 nëntorit në krahasim me atë të 7 korrikut? Nuk jam i vetmi që më duket se 12 nentori qe një rikonfirmim i protestës së 7 korrikut. Rikonfirmim i atij mesazhi subliminal se një pjesë e madhe e njerëzve në Shqipërinë e sotme, dhe jo vetëm e atyre që u zhvendosën nga të katër anët e vendit në bulevardin kryesor te Tiranës, janë të revoltuar me gjendjen e ekonomike, sociale dhe të korrupsionit në vend. Nëse objektivi kryesor ishte t’i ri-tregohej Ramës kjo shpalosje masive indinjate mund të ishin eksploruar forma të tjera pakënaqësie më pak të kushtueshme. Mund të kish qenë organizuar simbolikisht shpërndarja e një “supe popullore” për më të vobektit e Migjenit të koheve moderne. Apo te ishte bere nje mbledhje simbolike monedhash nje-mije lekeshe per drejtesine e deshtuar te ONM-se alla amerikano-europianshe qe t’I shtoje efektivat per te kapur gjah me me vlere se pantinot e incineratoreve e te vere nen sekuestro po qe e mundur milionat a miliardat anonime qe do te gllaberojne portin e Durresit pa justifkuar prejardhjen ose, me e mira do te kish qene te ishin shpernadare ne bulevard arka me domate te prishura qe njerezit t’ja leshonin portretit te Edi Rames «te varur» para kryeministrise. Diçka e re duhej te ishte ndermarre perpos «déjà vu»- së se 7 korrikut. Njerezit do te kishin patur te pakten kenaqesine humane te shfryerjes se dufit ndaj atij qe i poshteron kur u thote se kur nuk e gjen lumturine ne vendin e vet, je i lire te largohesh me avjone apo gomone sipas deshires. Sinqerisht, dhe japonezet apo zviceranet qe mbahen si protestuesit me paqesore ne bote (te paret biles ndalojne per te respektuar dritat e kuqe ne semafore gjate manifestimeve) do ta kishin patur zili atmosferen perfekte te protestes se Opozites se vendit me te korruptuar ne Europe. Sipas klasifikimeve me te fundit nderkombetare, qe prej ardhjes ne pushtet te qeverive Rama 1 dhe 2 Shqiperia ka rene si ne nje skenar horrori me 30 kate me poshte ne shkallen e korrupsionit, duke patur tani simoter vetem Bosnie-Hercegovinen ne Europe apo Mongoline ne bote. Nuk njoh manifestime proteste ne France, ku njerezit kane shume me pak arsye se ne Shqiperi te protestojne, qe te mbyllen si me kronometer ne oren qe e fiksojne autoritetet. Nje proteste eshte nje proteste ndaj pushtetit dhe aq me shume kundra kuadrit dhe orareve qe fikson pushteti. Te rinjte qe manifestojne kudo ne perendim, jo vetem ne protesta ekonomike por dhe ne grumbullime tifozesh per te festuar nje fitore apo per te kundershtuar ne rezultat te vjedhur, i gjen regullisht se manifestuari deri pas mesntate. Ne Tirane, mbremjen e 12 nentorit turma u zhduk po aq shpejt sa erdhi, ne nje ekuivalence surrealiste me nje manifestim «dashamires» qe mund te kish ndodhur ne Tokio apo Bern. 

Sigurisht qe liderit opozitare ne Shqiperi nuk jane naiva dhe e njohin me mire se kushdo kuptimin e vertete te fjales proteste. Pas asaj batice njerezore ne bulevard, pas atyre tridhjet fjalimeve qe arriten ne zenit me verbin e fuqishem te dy liderve te Opozites, patjeter qe flinte nje mesazh, por cili mesazh tjeter perpos atij qe Rama e di fare mire qe njerezve u ka ardhur ne maje te hundes se pas 10 vjetesh kjo qeverisje nuk ka treguar me te voglen epersi, as ne rritjen e mireqenies krahasuar me vendet fqinje dhe as ne renien e korrupsionit krahasuar me periudhen e para reformes ne drejtesi. A duhet vazhduar atehere me keto forma proteste apo a duhet kaluar ne nje stad superior? Stadi me superior final jane zgjedhjet, pasi ne demokraci alternanca vjen me votime. Por zgjedhjet me te shpejta jane ne maj, dhe ato nuk jane te pergjithshme por vendore. Nese opozita mban atehere strategjine e protestave, kjo do te thote se ato i sherbejne per te pergatitur terrenin e 14 majit te larget duke e mbajtur te motivuar popullin opozitar. Por dhe ne zgjedhjet e fundit, ne prill 2021 populli opozitar shkoi shume i mobilizuar saqe u mendua nje moment se opozita i kishte ftuar zgjedhjet, por rezultoi nje humbje e re per te te cilen si ne te shkuaren ajo ja fakturoi vjedhjes se votave. Pse ajo qe ndodhi ne prill 2021 me gjithe mobilizimin e gjithanshem te kampit opozitar nuk me te riperseritet ne maj 2022, pra vjedhje votash dhe mbyllje te syve nga ana e perendimoreve siç e mbyllen gojen ndaj fenomenit te patronazhisteve? 

Duhen protesta jo vetem kundra Rames por dhe ndaj atyre qe mbrojne Edi Ramen 

 Ky shkrim nuk eshte apologji e terthorte per protesta te dhunshme. Roli yne si analiste eshte te masim ndjeshmerite ne opinionin publik. Ashtu sic ka nje ndjeshmeri te larte anti-Rama ne opinion, po aq pritshmeri te larte ka po ashtu ne opinion ne lidhje me aksionin opozitar. Po u zhgenjye shpresa se shkon ne proteste qe diçka te ndryshoje dhe ajo nuk ndodh, perbellash me rrezikun e «rutinizimit» te manifestimeve dhe te veshtiresive ne rritje per t’i rimotivuar trupat. Frustrimi i me te motivuarve vetem sa shton rradhet e atyre qe lene vendin duke pakesuar njekohesisht rradhet e atyre qe votojne. Abstenimi masiv eshte bere semundja kronike e post-demokracive, Shqiperia nuk do te beje perjashtim nga ky rregull nese nje shprese reale per ndryshim nuk ngre kryet. Shpresa do te vije me dy kushte. Nga njera ane kur Opozita do te kete nje program te shkruar qarte sesi do te ndaloje ikja e shqiptareve, sesi do te paguhen me pak taksa dhe akciza duke patur buxhet te mjaftueshem per te ndihmuar shtresat me ne nevoje, sesi te ardhurat e droges do te zevendesohen nga te ardhurat e prodhimit, sesi do te riparohet reforma ne drejtesi e cila vete ishte e supozuar te ndreqte anomalite e sistemit te meparshem te drejtesise, sesi do te krijohen instuticione te reja solide qe t’i rrezistojne kapjes se te gjitha pushteteve pasi ato aktuale kane deshtuar meqenese i njejti person po drejton tre mandate rresht dhe mbase me teper si ne kohen e monizmit, sesi do t’i rriten rrogat per te gjithe shqiptaret meqenese ne nje ekonomi tregu rrogen e privatit nuk e vendos shteti qofte dhe ai me bujari siç premton opozita sot, sesi bashkite aktuale do te kene me shume impakt ne jeten e qytetareve meqenese legjislacioni aktual i le pak hapesire veprimi pushtetit lokal perveç Tiranes ku ndodh e kunderta etj etj? Kushti i pare programi qe do te na beje te besojme se gjerat do te ndryshojne vertete, ose te pakten po nuk ndryshuan t’i shohim me program mundesite institucionale per ta rrezuar me kollaj kete Opozite neser ne Pushtet e mos te na thote prisni zgjedhjet siç thote Rama. Kushti i dyte per nje alternance ka te beje me krijimin e nje aleance te drejtperdrejte midis nderkombatareve dhe popullit te Shqiperise ne vend te asaj te tanishmes por dhe te djeshmes midis kancelerive perendimore dhe pushtetit ne Shqiperi. Nuk ka sesi mos te ndjehesh i turbulluar kur nje pjese e perendimoreve e mburrnin Berishen kur ishte ne pushtet dhe e poshterojne tani qe eshte ne Opozite. Me siguri e njejta gje do te ndodhe dhe me Ramen sepse jane interesat realpolitike te perendimoreve qe dominojne mbi nevojat e shqiptareve per drejtesi demokraci dhe mireqeverisje. 

Mund te presim dhe ca kohe daljen e nje programi nga Opozita, por s’mund te durohet me tej kerkosja e Kryeministrit te vendit me te korruptuar ne Europe me me te fuqishmit e Perendimit. Kur ata nuk i thone asnje fjale por vetem i rrahin shpatullat Edi Rames keto jane jo vetem shuplaka per shqiptaret qe perfundojne me gomone, por dhe inkurajime te papershtatshme qe ai te veproje ne zgjedhjet e ardhshme si ne ato te kaluarat. 

Duhen rikalibruar protestat e ardhshme me mesazhe drejt perendimoreve. Kjo duhet te ishte bere fuqishem qe ne 12 nentor ku pati vetem fjalime kundra Edi Rames te cilit nga njeri vesh i hyne dhe nga tjetri i dalin. Normale, sepse pikerisht ne te njejtin moment ai ishte i ftuar ne Paris ne Forumin per Paqen me te fuqishmit e politikes nga te fuqishmit e politikes qe i thone mos ki merak. Nderkaq po aty ne nje mini-podium, kryeministrit te cilit i lexoheshin fjalime revolte ne ne atdhe, as qe i behej vone dhe kapardisej me nje tjeter te fuqishem boteror, ate te financave, me te birin e Xhorxh Sorrosit qe i thote po ashtu mos ki merak ndonese nuk eshte zgjedhur nga askush dhe per me teper qe Fondacioni Sorros predikon shoqerine e hapur por qe nuk ka gjetur asnje rast te volitshem per te kritikuar veprimet liri-vrasese te Rames me fyerjet, kercenimet dhe ligjet kundra medjave. 

Kur Opozita do ta kuptoje se nje personi apo pushteti qe lufton i duhen prere burimet qe e mbajne ne kembe, ajo do te kete filluar revolucionin e brendshem te ndergjegjesimit mbi metodat e duhura. Kete shtet e mban sot ne kembe paraja e piset qe hyn ne Shqiperi nen mjekren dhe ne indiferencen totale te Perendimoreve. Andaj, jane dhe keta qe duhet t’u japin llogari opinioneve te tyre pse kjo mbyllje sysh dhe mungese kritikash ndaj pushtetit ne Shqiperi. 

E verteta eshte se Opozita nuk po e luan kete rol presioni mbi nderkombetaret. Ka nje lloj frike, stepjeje, kompleksi. Gje qe nuk i ka fare Rama kur i sulmon ai vete nderkombetaret. Situata dramatike e korrupsionit por dhe e varferise ne Shqiperi ku per te mbushur makinen me karburant nevojitet me shume se 1/3 e rroges minimale dhe shpesh 100% e pensionit, eshte sa surrealiste aq dhe anormalisht e panjohur jashte vendit. Liderve te opozites u nevojitet nese duan alternance ta «nderkombetarizojne» situaten e papapranueshme te nje vendi si Shqiperia e cila me pasurite natyrore dhe njerezore, me vend-ndodhjen e privilegjuar gjeografike, duhet te ishte shume me lart ne te gjitha drejtimet. Shqiperia mund te jete sot nje aleat i mire gjeostrategjik per Perendimin, por eshte njekohesisht nje problem per pastrimin e kapitaleve te akumuluara nga aktivitete te felliqura ne Perendim qe nga “eksportet” e droges deri ne ato te qenieve njerezore si mish per top. Aktualiteti i trishte i rritjes se befasishme te gomonove me shqiptare drejt Britanise se madhe (nga 50 shqiptare qe «zbarkuan» ne 2020 ky numer ka shkuar ne 12 000 me 2022 dhe viti ende s’ka mbaruar) ky aktualitet do t’i jepte nje rast te shkelqyer protestave ne Shqiperi te pasqyrohen dhe jashte, te pakten ne mediat britanike. Por per kete nevojitet nje strategji e qarte komunikimi politik nga ana e Opozites. Eshte vertete e padrejte qe sulmet e c’kompleksuara te Edi Rames kundra qeverise britanike te pasqyrohen ne detaje pertej la Manche-it dhe me gjeresisht, ne nje kohe kur ai eshte vete pergjegjes per emigrimin ne mase te shqiptareve, ndersa protestat e shqiptareve te thjeshte ne Shqiperi qe nuk pajtohen me kete situate nuk hasin te njejtin sukses apo interesim ne mediat jashte. Gomonia ishte vertete e pranishme simbolikisht ne bulevard ne protesten e 12 nentorit, por ajo duhej zhvendosur me kortezh dhe ceremoni para ambasades britanike ne Tirane, per t’i kujtuar popullit britanik se vertete shqiptaret nuk pajtohen me gomonet dhe mafian e gomoneve, po as Londra zyrtare nuk duhet te pajtohet me gjendjen e demokracise, se drejtesise dhe ekonomise sot ne Shqiperi. I duhej treguar popullit britanik para ambasades se tyre, se diplomatet e tyre po e mbyllin ne gojen dhe nuk guxojne te kritikojne pergjegjesit e vertete te eksodit te gomoneve, dhe ne vend te kesaj merren me “non gratat” qe paskeshin kryer mekate para nje dekade. Ta dije populli britanik duke para imazhe te shqiptareve te revoltuar para ambasades se tyre, se perfaqesuesit e Londres duke u marre vetem me opoziten shqiptare vetem sa i shtojne jeten kesaj mazhorance te gomonoeve qe me sa duket tre mandate nuk i kane mjaftuar per ta boshatisur vendin. Sa me shuma Londra dhe kryeqytetet e tjera mbeshtesin politikat e Edi Rames aq me shume do te qendroje aktiv kanali i emigracionit te paligjshem nga Shqiperia. Kete mesazh Perendimi e kupton, ndaj aty tek perfaqesite e tij, duhej te ishte zhvilluar nje pjese e protestes se 12 nentorit nese Opozita shpreson nje dite qe te ndaloje kete mbeshtetje te pamerituar dhe te palodhur qe kancelerite perendimore vazhdojne t’I japin Qeverisjes se Edi Rames me nje qasje vetem realpolitike. Cuditerisht degjojme shume me teper Edi Ramen t’i hakerrohet Perendimit duke e qortuar vend e pa vend, sesa Opoziten shqiptare viktima kryesore e verberise se Perendimit qe nxiton ne cdo zgjedhje t’ja njohe fitoren Edi Rames paçka se patronazhistet apo parate e droges ne zgjedhje jane koncepte te panjohura ne Perendim por qe u tolerokan ne Shqiperi. E ngrene zerin disa ambasadore kundra “non gratave” per akte te kohes se Babaqemos, japin edhe intervista per kete, por nuk i pame keto kohe te vene ulurimen para kamerave kundra projektit te amnistise fiskale qe po promovon i privilegjuari i tyre ne Tirane, duke i hapur rrugen pastrimit te parave te qelbura te mafias se gomonove qe po hedh mijera te fatkeq si copa mishi brigjeve britanike, apo pastrami i parave te pista te droges qe po helmojne ndoshta dhe vete femijet ne Perendim te diplomateve te huaj ne Tirane. Kesaj hipokrizie i duhet thene stop. Me manifestime. Ja arsyeja perse protestat ne Tirane duhen rimenduar dhe rikalibruar. Rames nuk i levis as qimja me e vogel e kokes nga bataljonet e civilizuara te Opozites ne Bulevard, por ambasadorit britanik qe do te shihte poshte dritareve te tij gomone dhe pankarta “Boll mbeshtetet qeverine e vendit me te korruptuar ne Europe “, me siguri qe jo vetem floket por dhe leqet do t’I dridheshin kur imazhet do te shpaloseshin ne mbremje ne ekranet e britanikeve. Si ne nje efekt domino, frika do te kapte dhe ambasadoren gjermane qe perfaqeson BE-ne ne Shqiperi dhe qe ka se shpejti misionin e vyer qe samiti i 6 dhjetorit ne Tirane te jape imazhin e nje vendi ne harmoni me elitat vendase dhe perendimore drejt rruges se integrimit europian. Shqiptaret s’mund ndihen mire dhe ne harmoni me askend qe nuk e perdor pushtetin per t’u ndryshuar gjerat. Perendimi e ka kete pushtet ta detyroje Edi Ramen te ndryshoje kurs, dhe jo t’i ferkoje kurrizin e t’i lehtesoje keq-qeverisjen duke ia dobesuar opoziten. Ose Perendimi ne Tirane e kuptoi kete mesazh te shqiptareve me 12 nentor, por druaj se jo, ose ne te kundert, Opozita do te kete detyrimin moral ndaj te te gjithe te frustruarve te 12 nentorit, qe protesten e ardhshme ta filloje nga aéroporti Nene Tereza ne 6 dhjetor me tenxhere per ta shoqeruar zhurmshem karavanin e perendimoreve nese ky vjen me mendimin t’i mbaje iso-n Rames. Nje metode qe e praktikon vete populli ne Perendim sa here qe udheheqesit e tij takohen me perfaqesues regjimesh te padenja pa guxuar t’ua perplasin disa te vertete ne fytyre. O me politikat qe sjellin korrupsion dhe emigracion, o me indinjaten e shqiptareve te papushtetshem, ketu duhet te ndahet a te bashkohet Opozita me kancelerite, publikisht, ne protesta dhe jo ne zyra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb