Pas fjalës së kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili i bëri thirrje opozitës të bashkohej me qeverinë për t’u bërë një skuadër, ka ardhur edhe reagimi nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Paloka shprehet se Partia demokratike nuk po e pengon aspak integrimin e vendit në BE.

Por nga ana tjetër, Paloka iu ka bërë dhe njëherë thirrje shqiptarëve që ta dalin në protestë ditën e shtunë, më 26 maj, duke theksuar se shqiptarët nuk përfaqësohen nga krimi që sot ka kapur shtetin.

Postimi i Palokës

“Sot foli dhe vete “Griselda”.
E punesuar si veline ne bashkine e Tiranes , “Griselda” deklaroi se opozita po sajon histori te paqena per te penguar integrimin e vendit. E mbani mend velinen qe mbushi gjithe kancelarite e Evropes me makabritete sipas te cilave Berisha kishte rrembyer Griselden shtatzane, i kishte care barkun dhe nxjerre femijen vetem sepse ajo ishte bashkeshortja e nje socialisti… Ky sot , bashke me kryegriselden kryeminister, na akuzojne se po pengojme integrimin a thua se kriminelet ne Parlament dhe qeveri ja vume ne, thua se Tahirin e Habilajve dhe Fatmirin e Xhafajve i vume ne ministra te brendshem… Me 26 maj ora 11 , ne proteste per ti treguar Evropes se shqiptaret nuk perfaqesohen nga krimi qe sot ka kapur shtetin. Ne nuk na perfaqesojne Rama, Tahiri e Xhafaj. Ne duhet te pranohemi ne Evrope me dinjitet.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: