Me draftin e propozuar nga opozita tashmë ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të marrin kohë për t’u miratuar.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për News24 se këtë të enjte ishte parashikuar që të miratoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por plani tashmë ka rënë.

Më  1 tetor nuk do të ketë miratim të ndryshimeve, por do i lihet kohë konsesusin mazhorancë-opozitë për dy draftet që janë tashmë në tryezën e Këshillit Politik, shtuar dhe atë të opozitës parlamentare.

Madje as Komisioni i Ligjeve nuk do të ketë seancë për të shqyrtuar dy draftet e mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe për t’ia dërguar Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb