TIRANE

Opozita e bashkuar ka organizuar një protestë pasditen e sotme në Paskuqan. Banorët e Paskuqanit, një njësi vendore e bashkisë Kamëz, kanë bllokuar rrugën e vetme hyrëse në këtë njësi, në shenjë proteste për situatën e mjerimit që përjeton Paskuqani dhe e gjithë Shqipëria.

Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria.

Kujtojmë që kjo protestë zhvillohet disa ditë para asaj të 16 shkurtit, ku sipas opozitës do të ketë një pjesëmarrje madhështore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb