Partia Demokratike zhvillon sot protestën e radhës kombëtare, e cila do të mbahet në orën 17:00 përpara Kryeministrisë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se dje në drekë Policia e Tiranës është thirrur në takim nga drejtori i përgjithshëm për protestën. Në mbledhje kanë qenë të gjithë vartësit e tij të departamentit të rendit dhe sigurisë dhe shefat e komisariateve të Tiranës.

Kryepolici Ilir Proda ka dhënë porositë lidhur me detyrat e policisë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës. Bëhet me dije se Proda u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb