TIRANE

Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi i cili nuk pranoi të dorëzonte mandatin e deputetit ka folur sot para  Kuvendit si përfaqësues i opozitës. Ndërkohë që në Kuvend pritet të bëhen ndryshime në ligjin  e Vettingut të policisë, deputeti Murrizi tha që përtej kartonëve në Kuvend, duhet ndryshuar edhe vullneti politik.

Murrizi u ndal edhe te raporti i SHIK-ut, ku brenda të cilit  një numër i lartë i oficerëve të  policë rezultojnë të lidhur me  krimin e organizuar, duke përmendur edhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës,  Jaeld Çelaj.

“Vullneti politik, kjo është arsyeja pse dy ministra janë shkarkuar. 128 emra thoshte SHIK-u që janë të lidhur me krimin, Jaeld Çela etj. Nuk po i numëroj se duhet një natë dimri. Unë besoj se sado që ngrejmë kartona ne këtu, duhet vullnet politik.”- u shpreh Murrizi.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb