Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj  ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se nuk beson se opozita do të pengojë zgjedhjet. Ai tha senëse bëhen zgjedhjet, nuk beson se do të ketë dhunë në qendra votimi.

Ai shtoi se beson se opozita e vendit do të vazhdojë protestat në shenjë pakënaqësie ndaj maxhorancës dhe situatës në vend. Besnik Mustafaj theksoi se nuk është normale që zgjedhjet të mbahen me një kandidat, siç po bën PS-ja.

“KE mendon pozitivisht, por kjo nuk është e mjaftueshme. Faktori ndërkombëtar më parë i bënte thirrje opozitës që të hynte në parlament, kurse tashmë i bën thirrje maxhorancës që t’i japë zgjidhje situatës. Pra, ndërkombëtarët janë në rolin e vet dhe po ndjek me shqetësim situatën, po përpiqet të ndihmojë për të gjetur zgjidhjen. Zgjidhja mund të gjendet vetëm me bashkëpunim.

Duhet dialog, por jo me letra propagandistike. Zgjedhjet pa opozitë janë pushtet i një pakice. Unë nuk e besoj se opozita do të godasë qendrat e votimit. Opozita nuk do sulmojë qendrat e votimit. Protesta do ketë, pakënaqësi do të ketë.  Nuk është normale që disa kandidatë të PS të shkojnë vetëm në zgjedhje, kur ata nuk kanë asnjë njeri përballë. Çfarë do të thotë një kandidat socialist përpara elektoratit. Çfarë do të thotë? Unë jam më i mirë se kush?”, tha ndër të tjera Besnik Mustafaj, ish-deputet i PD.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb