TIRANE- Nga ‘çadra e lirisë’, kryeopozitari Lulzim Basha i kthehu përgjigje kundërshtarit të tij politik, Edi Rama sa i takon akuzave të këtij të fundit se PD nuk e do vettingun.

Basha tha se ai e votoi vettingun e vërtetë më 22 korrik, ndërsa shtoi se ata që duan këtë proces janë në protestë. “Ky është mekanizmi që e ka rikthyer dhe dëshiron të rikthejë në sheshet tona, terrorin. Jo më politik si dikur, por terrorin e bandave të veshura me pushtet. A jeni gati ta pranoni këtë? (Jo thotë turma). Jeni gati të pranoni shtetin e bandave? Jemi këtu për t’i thënë ‘jo’. Jemi këtu për ti thënë ‘Jo’, ta varrosim. Ku ligji godet me ashpërsinë e tij këdo që dhunon të drejtat e qytetarëve. Por republika e krimit nuk e don krijimin e Republikës së Re. E dëgjoni se çfarë kanë shpikur për t’i ikur vendimmarrjes për zgjedhje të lira dhe të ndershme? Kanë shpikur vettigun. E dashka më shumë Edi Rama dhe Saimir Tahiri dhe Erion Veliaj vettingun sesa qytetarët? E do më shumë ai njeri që solli në Parlamentar, Prengës, Frokun? A ka njeri që e beson? Po Lulzim Basha e votoi vettingun më 22 korrik. Vettingun e vërtet që pastron sistemin nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Por ai theu premtimin që ra para ndërkombëtarëve. Kaloi 6 nga 7 ligjet pa konsensus. Pas largimit të kryeministrit të bandave, do krijojmë qeveri për qytetarët.”, tha Basha.

Nga ana tjetër Basha akuzoi disa shoqata që sipas tij mbështesin kryeministrin Rama për të fituar fonde.

“Disa shoqata janë thirrur për t’i dhënë dorë këtij (Ramës), për të ndihmuar të mbyturin nga kashta. Këto shoqata nuk mbrojnë interesin për publik, për qytetarët. Ato shohin vetëm interesin e tyre. A keni dëgjuar ndonjërin prej tyre kur Shqipëria u mbulua me drogë? A keni dëgjuar ndonjë prej këtyre shoqatave kur shqiptarët u dhunuan, u blenë votat nga droga. Këto shoqata nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarët, por interesat e tyre. Ato paguhen me miliona nga paratë e donatorëve. Me një qëllim; që të shërbejnë si fadas për këtë pushet. Republika e vjetër është vënë në një rrugë pa kthim, drejt varrosjes. Ne jemi në rrugën e 22 korrikut, jo siç e do Rama për t’u mbrojtur. Vetting të vërtetë dhe jo vetting fasadë. Kush ka vesh le ta dëgjojë, kush ka sy le ta shoh. Nuk ka kushte si ato që duan. Ata që duan vettingun janë në protestë.”, theksoi Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: