Në emisionin ‘Pikat mbi i’, Aldo Bumçi komentoi konferencën e parë Ndërqeveritare që përfundoi me hapjen e negociatave me BE.

Gjatë bisedës në studio, Bumçi u shpreh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se nuk frymëzohet nga BE, por sot frymëzohet nga Beogradi.

Sipas tij negocitatat duhet të ishin hapur rreth pesë vite më parë.

Më tej Bumçi tha se çelja e negociatave erdhi si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Negociatat mund të ishin hapur 5 vite me parë. Është një ditë e vonuar , fajin dhe përgjegjësinë ia kemi lënë Europës. Rama me justifikimin e tij ka nxitur një frymë antieuropiane. Mos-hapjen e negociatave më herët përgjegjësinë ia la Europës dhe në konferencën e para disa javë përdori një gjuhë që nuk e ka përdorur asnjë kryeministër. Ne nuk kemi drejtim tjetër veç BE-së, socialist apo demokratë. Marrëdhëniet tona tregtare dhe ndihmat vijnë nga Europa. Rama sot nëse frymëzimin nuk e gjen në Europë e gjen tek Beogradi. Theksimi I kushteve tregon që Shqipëria nuk I ka plotësuar dhe sot jemi shumë larg çdo qeverisjeje të mëparshme.

Pse u hapën negociatat?

Bumçi: U hapën si një qëndrim në një moment shumë të vështirë, Ukrainë. Europa do të tregojë që është e bashkuar dhe Bumçi: Ballkani Perëndimor shihet si rajoni ku Rusia është e gatshme të ndërhyjë. Me një Serbi që përdor botën serbe për të ‘sulmuar’ Malin e Zi, apo vende të tjera, duhet të jepet një mesazh që rajoni na takon ne. Rama është në vitin e 10, integrimi europian nuk ësht që ne shkojmë Europë, por Shqipëria bëhet si Europa dhe t’i qëndron këto. Pra tregu, ekonomia bëhet çdo ditë e më shumë si Europa, por sot treguesit janë të qartë se sot Europës i ngjajmë më pak. Kjo është Shqipëria e vërtetë e monizmit, e regjimit autokrat. Sot në Ballkan kanë dy regjime autoritare, Serbia dhe Shqipëria. Sot Edi Rama ka më shumë pushtet se Ramiz Alia dhe ky është monizëm. Sot ai thotë nuk e dimë kush është opozita. Opozita ekziston e kanë votuar qytetarët. Kur u mor ftesa në NATO, PS ishte e pranishme. Sot shikojmë një përpjekje të Ramës për të zhdukur opozitën. Edi Rama është autokrati që ka ndërtuar një regjim që i ngjan më shumë Putinit se sa Europës. Çfarë gjuhe është kjo, si mundet një kryeministër t’i thotë gazetarëve shkoni për riedukim dhe thotë nuk ka opozitë. Sot shpresë në këtë vend nuk është Rama, por opozita e ringritur nga vullneti i lirë i qytetarëve.

Të dhënat personale?

Bumçi: E paimagjinueshme që shteti përdor patronazhistë. Kjo është një Shqipëri që nuk i përket Europës dhe ky është Edi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb