Kreu i Koalicionit të Opozitës Siriane (SOC), Nasr Al-Hariri, ka deklaruar se nuk pranon të përfshijë YPG/PKK-në terroriste në negociata për të hartuar një kushtetutë të re siriane.

Al-Hariri tha se koalicioni është vendosur nën presion nga disa vende për të lejuar YPG/PKK-në të bashkohet në bisedime.

Në një konferencë për media online, Al-Hariri tha se koalicioni nuk e konsideron YPG/PKK-në pjesë të Sirisë, por në vend të kësaj e konsideron një grup terrorist që rekruton terroristë të huaj për të luftuar në anën e saj.

Ai konfirmoi se SOC nuk pranon të ulet në të njëjtën tryezë me YPG/PKK-në dhe se koalicioni do të bojkotojë zgjedhjet që regjimi i Bashar al-Assadit thotë se do të mbahen vitin e ardhshëm.

Opozita siriane tha se raundi i katërt i takimeve të Komitetit Kushtetues të mbikëqyrur nga Kombet e Bashkuara (OKB) me delegacionet që përfaqësojnë regjimin e al-Assadit dhe shoqërinë civile do të fillojë të hënën e ardhshme, më 30 nëntor.

Raundi i tretë u takua në muajin gusht pas pezullimit disa mujor për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe dështimit për t’u pajtuar mbi një axhendë midis regjimit të al-Assadit dhe opozitës.

Siria ka qenë e përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i al-Assadit u përplas me protestat pro-demokratike.

Që nga ajo kohë, mbi 5 milionë civile sirianë kanë mbetur të pastrehë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG/PKK-ja është dega siriane e PKK-së terroriste.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb