Opozita shqiptare shprehur hapur kritikën ndaj qeverisë ditën e djeshme, pasi asnjë përfaqësues i tyre nuk u ftua për të marrë pjesë në tryezën e përbashkët në Bruksel, ku startuan formalisht bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Edhe kryetari i PD, Sali Berisha ka përdorur një video nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në vitin 2006.

Asokohe qeveria drejtohej nga demokratët dhe përkrah Berishës në Luksemburg qëndrojnë edhe figura të së majtës në opozitë.

Aty shihet deputeti socialist Pandeli Majko dhe Presidenti Ilir Meta, që asokohe ishte kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, të themeluar rishtazi.

“Së bashku me opozitën në firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE, në Luksemburg me dt. 12 qershor 2006, në kohën e pluralizmit të vërtetë politik! Turpi i Edvin Kolekës dhe monizmit të tij!”, shkruan Berisha në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb